Ushataraku nga Vushtrria lë FSK-në, ankohet për padrejtësi

Pjesëtari i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Besim Xhafa, ka dhënë dorëheqje nga detyra e tij në këtë institucion, shkruan Jepi zë.

Ai thotë se deri te ky vendim erdhi për shkak të pasrentësive që, sipas Xhafës, bëhen nga disa oficerë në FSK.

Ish-pjesëtari i ushtrisë së Kosovës thotë se nga detyra ku shërbeu mori një lëndim të rëndë, për të cilin nuk u interesua askush brenda institucionit.

Postimi i plotë:

2013-2024

Pas 11 viteve sherbim sot zyrtarisht nuk jam me pjese e fsk-së. Arsyeja e ketij vendimi eshte per shkake te padrejtesive te medha qe me jane bere nga oficer te fsk siç i behen shumices te pjestarve aty (normal atyre qe nuk kan te njofshum).
Kush me ka njofte dhe ka pas rastin me punu me mua e din kontributin tim qe kam dhene per fsk. Mirepo fatkeqsishte njerzit qe punojne nuk vlersohen ne vendin tone dhe pushtetin e kan disa oficer te cilet fsk e konsiderojn si prone te tyre e jo institucion shtetrore.
Gjate 11 vitev sherbim asgje nuk perfitova perveqse nje lendim serioz ne vendin e punes ne boshtin kurrizor per te cilin nuk i interesoi askujt.
Nuk i kam pas borgj kerkuj por mkan mua shum 🫡

Lexo edhe:  "Në ADN-në tuaj keni UÇK-në dhe komandantin legjendar, Adem Jasharin"