Trupat speciale të Kosovës dhe Shqipërisë i testojnë aftësitë reaguese nën vëzhgimin e komandës amerikane

Një aktivitet ushtarak është mbajtur së fundi në mes Forcës së Armatosur të Kosovës dhe asaj të Shqipërisë.
Trupat speciale të FSK-së dhe të ushtrisë së Shqipërisë kanë testuar bashkë aftësitë reaguese dhe ndërvepruese gjatë operacioneve speciale, nën vëzhgimin e Komandës Amerikane të Operacioneve Speciale për Evropën.

Gjatë stërvitjes, trupat speciale të njësive ushtarake kanë simuluar skenarë të ndryshëm, përfshirë operacione psikologjike, analizimin e të dhënave të zbulimit, përdorimin e dronëve gjatë fazave të zhvillimit e të tjera, transmeton lajmi.net.

Postimi i plotë:

Trupat specialë të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Njësisë së Ndërhyrjes së Shpejtë të Policisë së Kosovës testuan së bashku aftësitë reaguese dhe ndërvepruese gjatë operacioneve speciale, nën vëzhgimin e Komandës Amerikane të Operacioneve Speciale për Evropën.

Gjatë stërvitjes #ValorShield24, trupat specialë të njësive tona simuluan skenarë të ndryshëm, përfshirë operacione të zbulimit taktik, operacione psikologjike, analizimin e të dhënave të zbulimit, përdorimin e dronëve gjatë fazave të zhvillimit të operacioneve për goditjen e objekteve, si dhe parandalimin e veprimeve të grupeve taktike sulmuese.

#KrahPërKrah .

Lexo edhe:  Arrestohet i mituri që bënte kërdi në Ferizaj, dyshohet se vodhi katër vetura brenda një jave