Musliu shpreh ngushëllime për Faton Hajrizin: Jeta jote, një njollë e përhershme e sistemit tonë të drejtësisë
Ganimete Musliu ka shprehur ngushëllime për Faton Hajrizin, i cili u varros sot në Klinë të Ulët të Skenderajt.
Musliu ka thënë se Faton Hajrizi do të mbetet “një njollë e përhershme e sistemit tonë të drejtësisë dhe shoqërisë”.
Reagimi i saj:
Pusho në paqe Faton.
Jeta jote do të mbetet një njollë e përhershme e sistemit tonë të drejtësisë dhe shoqërisë sonë që mbyllë sytë para padrejtësive.
Në pamundësi që të jem fizikisht pranë familjes Hajrizi sot, familjes shokëve e miqëve, ju shprehë ngushëllimet me të sinqerta. Zoti ju dhashtë forcë për të përballuar këtë tragjedi.