Aksident mes dy veturave në fshatin Koreticë, lëndohen pesë persona – shkaktohen kolona të gjata në trafik

Një aksident trafiku ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën nacionale Pejë-Prishtinë, në fshatin Koreticë.

Në aksident kanë qenë të përfshira dy vetura, teksa për pasojë janë lënduar pesë persona të cilët kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi.

Njësia policore është duke u marrë me procedurat në vend-ngjarje.

Ndryshe, mësohet se si pasojë e këtij aksidenti u shkaktuan edhe kolona të gjata te “Kroni i Mbretit”, në Drenas.

Lexo edhe:  Vdes avokati Zef Delhysa nga Prizreni