Ali Berisha dhe veteranët kroat, homazhe tek varri i Bekim Berishës-Abejes
Janë shënuar sot 26 vjet nga rënia heroike e drejtuesit të shquar të shumë betejave kundër forcave serbe Bekim Berishes – Abejes.
Më 10 gusht të vitit 1998, Bekim Berisha i njohur me nofkën “Abeja” si njëri ndër luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ra heroikisht pas një luftimi disa orësh me forcat serbe.
I njohur edhe për të bëmat në luftën e Kroacisë, Bekim Berisha-Abeja ka qenë njëri nga heronjtë e heshtur i cili është shfaqur pothuajse nga anonimiteti, duke u bërë mit i madh i luftës për liri. Vetëm me insistimin e ushtarëve kroatë, emri tij është bërë i njohur, kështu Bekim Berisha është nderuar edhe me urdhrin “Hrvatski kriz”.
Kryetari i ndjerë i Kroacisë, Franjo Tugjman, Berishën e ka përshkruar si luftëtarin që ka pasur vlerë sa 1000 ushtarë.
Berisha është shfaqur në vitin 1991 në Komarevë, ku thuhet se ka ardhur nga Holanda duke iu bashkëngjitur vullnetarëve të parë në Kroaci, pjesëtarëve të batalonit të 57-të të pavarur nga Sisaku, përkatësisht korit të gardës popullore.Banorët e Komarevës akoma mbajnë mend se si duarthatë ka nxjerr nga toka granatën e pa eksploduar, me gjakftohtësi dhe lehtësi të paparë.
2024: UV Curing Machines From MexicoUV Curing Machines – Search Ads
by Taboola
Legjenda e luftës së Junikut, përkatësisht e luftimeve në Kroaci, Bosnjë, Somali e gjetiu, u lind me 15 qershor 1966 në fshatin Graboc të Pejës.
Pas sukseseve në luftërat tjera kundër Serbisë, Bekim Berisha në fillim të marsit të vitit 1998 me nje grup shokësh mërgimtarë hyn në mënyrë ilegale në Kosovë, duke u sistemuar në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në fillim u sistemua në Açarevë të Drenicës. Këtu filloi organizimin dhe përgaditjet e para me ushtaret e rinjë për mësimin e artit ushtarak. Më 22 prill 1998 në Açarevë Bekim Berisha me luftëtarë të tjerë të UÇK-së ngriti flamurin shqiptar dhe hapi Akademinë Ushtarake. Mirëpo në këtë kohë luftimet në mes të forcave serbe dhe atyre të UÇK-së u ashpërsuan shumë në Zonën Operative të Dukagjinit. Bekim Berisha bashkë me dëshmorin Bedri Shala shkuan në Gllogjan të Deçanit, duke u bërë kështu krah i fortë i komandantit Ramush Haradinajt dhe luftëtarëve të Dukagjinit.
Sot në 26 vjetorin e rënies ka qenë kryetari i AAK-së në Pejë Ali Berisha dhe një grup veteranësh kroat të luftës që kanë bërë homazhe tek varri i tij.
‘Luftëtari që tmerroi Serbinë! Gjeneral i disa ushtrive, i nderuar nga gjithë popujt liridashës të Ballkanit. Sot në përvjetorin e rënies heroike të heroit të Kosovës, gjeneralit Bekim Berisha -Abeja. Lavdi të gjithë dëshmorëve!’-ka shkruar Berisha