Kamishi kërkon hapjen e Urës së Ibrit: U bën disa muaj që Kurti ka hapur temën e Urës – tani mos hapja e saj është kthim në vitin 1999/2000

Deputeti Bekim Haxhiu i njohur si Kamishi ka kërkuar hapjen e Urës së Ibrit në Mitrovicë.

Ai në postimin e tij ka shkruar se tashmë është bërë një kohë që ka filluar tema e hapjes nga qeveria Kurti por situata ka mbetur e pandryshuar, shkruan Jepi zë.

Haxhiu ka rikujtuar se mos hapja e saj është kthim në vitin 1999/200.

Postimi plotë:

Testimi i urës u kry, ngjyrosja po, tani është koha për veprim nga ana e Qeverisë, Ura e Ibrit të hapet edhe për kalim të automjeve.

Po bëhen disa muaj që Qeveria Kurti ka rihapur temën e hapjes se Urës së Ibrit për qarkullim të automjeteve, por situata mbetët e pandryshuar.
Pas gjithë zhurmës së krijuar për Urën e Ibrit, tani mos hapja e saj për qarkullim të automjeteve do të thotë kthim prapa në vitin 1999/2000.

Lexo edhe:  Varhelyi: Kosova i ka përmbushur kriteret për liberalizimin e vizave