Sot i jepet lamtumira e fundit zjarrfikësit që vdiq dje në krye të detyrës

Zjarrfikësi, Sefadin Osmanaj, ka humbur jetën në krye të detyrës gjatë mesditës së djeshme në fshatin Krushevë të Klinës, raporton Gazeta Sinjali.

Familja ka njoftuar se sot do t’i jepet lamtumira e fundit në varrezat e fshatit Trubuhoc, nga ora 17:00.

Osmanaj ishte 52 vjeç dhe vdiq tragjikisht derisa ishte duke intervenuar në një rast, në shuarjen e zjarrit.

Lexo edhe:  Ky është personi që u prangos pasi ia vuri flakën një shtëpie në Prishtinë, ishte arrestuar edhe në korrik