Tragjedi në garën e CrossFit, atleti serb mbytet pak para përfundimit, pamjet e frikshme
Një ngjarje tragjike ndodhi në një garë CrossFit në Teksas, SHBA, me një atlet nga Serbia që humbi jetën, pasi u zhduk nën ujë pak para vijës së finishit.
Videot kanë kapur momentet e fundit të Lazar Dukiqit, i cili duket se po përpiqet të qëndrojë jashtë ujit, por nuk ia doli.
Trupi i sportistit fatkeq serb, është gjetur një orë pas mbërritjes së zhytësve të parë në zonë.
Ngjarja tragjike ndodhi në garën e zhvilluar në Marine Creek Lake, ku shumë komentuan negativisht faktin se për herë të parë, në një garë të tillë u zgjodh noti si eventi i fundit.