Konflikti për Tik-Tok që përfundoi tragjikisht – Çka dihet për vrasjen në Lipjan

Një rast i rëndë ka ndodhur sot në mesditë në fshatin Zllakuqan të Lipjanit, ku një person ka mbetur i vdekur pasi është sulmuar me një mjet të mprehtë. Përveç tij, i plagosur ka mbetur edhe një person tjetër, raporton Sinjali.

Sinjali raportoi ekskluzivisht se dy të dyshuarit për këtë rast që tashmë janë arrestuar janë Skender Krasniqi dhe i biri i tij, Taulant Krasniqi.

Të njëjtat burime thonë se personi që humbi jetën tragjikisht është Florim Zani, 57-vjeçar, kurse i lënduari tjetër është i moshës së mitur, A. Zani, rreth 15-vjeçar.

Burimet e Sinjalit kanë bërë me dije se konfliktit i ka paraprirë një përleshje fizike ku janë përfshirë palët dhe më pas është përdorur edhe mjeti i mprehtë

Dy personat që u plagosën pësuan lëndime të rënda trupore, por i ndjeri Zani nuk arriti t’i përballojë dhe vdiq.

Por cilat janë dyshimet e para që çuan deri te kjo ngjarje e rëndë që përfundoi me fatalitet?

Sipas raportimeve të fundit thuhet se arsyet e këtij konflikti ishte një video e postuar në rrjetin social Tik-Tok.

Ende nuk është vërtetuar plotësisht një gjë e tillë, por nga informacionet e para thuhet se këto motive banale dërguan deri te kjo ngjarje që përfundoi me tragjedi.

Kujtojmë se nga kjo ngjarje e tmerrshme që goditi Lipjani sot, 15-vjeçari i plagosur është jashtë rrezikut për jetën.

Lexo edhe:  BIK: Myftiu Tërnava mbrëmë pas mesnatës hyri në brendësi të Qabesë