Policia e Kosovës e shpall në kërkim edhe Stresin

Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim reperin nga Shqipëria, Stresi, pas një rrahje që ndodhi javën e kaluar në Pejë, ku i dyshuar është edhe ai.

Më herët Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim edhe reperin Noizy, i cili akuzohet nga Tiktokeri Medi Iseni se ai, bashkë me shokë, e rrahen brutalisht.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Kërkesë për bashkëpunim

Pejë, 06 gusht 2024

Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më autorizimin e Prokurorisë themelore nё Pejё, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.

Personi i kërkuar është:

• Arkimed (Sali) LUSHAJ i lindur me 15.06.1987 nё Bajram Curr- Shqipёri.

I pandehuri është i kërkuar për veprën penale:

“Ndihma” nё kryerjen e veprës penale “Lёndim i rёndё trupor”

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:

– 192 dhe 080019999 (pa pagesë)
– 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë
– E-mail adresa: [email protected]

Lexo edhe:  “Luli i Dardanëve” reagon pas humbjes dëshpëruese të Kosovës: “Për shtet luhet ndryshe"