E kritikuan se ka nisur të këndojë tallava, reagon Dafina Zeqiri

Këngëtarja Dafina Zeqiri vetëm pak ditë më parë solli projektin e ri muzikor të quajtur “Dumlla dumlla” në bashkëpunim me Dystinct-in

Kjo këngë u mirëprit nga publiku dhe vetëm për nëntë ditë mblodhi mbi katër milionë klikime në YouTube.

Por, një pjesë tjetër nuk e pëlqyen atë për shkak të mënyrës se si këndoi Zeqiri.

Ajo u shfaq në një zhanër tjetër dhe lirshëm mund të thuhet në atë ‘tallava’.

Bukuroshja ka bërë një reagim në rrjete sociale duke iu përgjigjur të gjithë atyre që e kritikuan.

“Krejt zhanret e muzikës i punoj i këndoj prej zemrës. Një zhanër mund të kem për qejfi a vetëm të gënjej nëse them që ku e dëgjoj ndonjë këngë komerciale në diskotekë nuk më lëvizin krahët”, u shpreh ajo.

Ajo theksoi: “I dua të gjitha dhe do të krijoj me kënaqësi muzikë në çdo zhanër”.

Lexo edhe:  Bebe Rexha i ‘shkund’ xhepat në dasmën e vëllait, e mbush çiftin me para