Gjendja në pikat kufitare, deri në 60 minuta pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë
Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar ka përditësuar të dhënat e fundit për fluksin në pikat kufitare, raporton Gazeta Sinjali.
Sipas njoftimit, gjendja në pikat kufitare është e qetë, përveç te Dheu i Bardhë ku pritjet për të hyrë në Kosovë janë deri në 60 minuta.
Në pikat tjera, pritjet për hyrje dhe dalje nuk po zgjasin më shumë se 10 minuta.