Policia e Kosovës me aksion në 9 posta në Veri

Zyrtarët e Policisë së Kosovës kanë hyrë në 9 objekte të Postës së Serbisë në katër komuna në veri të Kosovës.

Informacionin se bëhet fjalë për aksion të tillë, lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Veton Elshani.

Elshani ka thënë se këta operatorë ekonomik kanë qenë duke operuar pa licencë dhe të paregjistruar në ARBK arsye për të cilën edhe është bërë verifikimi i tyre.

”Pas nje shkrese/informate te pranuar nga ARKEP, se ne teritorin e Kosoves operojne operator ekonomik pa licence dhe te pa regjistruar ne ARBK, njesi policore kan shkuar per verifikim te ketij informacioni. Informacioni ka rezultuat te jetë I sakte me çrast policia ka njoftuar prokurorin e shtetit dhe tutje vazhdojm sipas autorizimeve te tij”, ka thënë Elshani për Demos.

Lexo edhe:  Liberalizimi po e bënë të vetën: Për dy ditë, mbi 7 mijë qytetarë aplikuan për pasaportë