Dy persona sulmojnë një tjetër në Ferizaj dhe ia dëmtojnë gomat e veturës, shkak parkingu

Një person dje është sulmuar nga dy të tjerë në Ferizaj për shkak të parkingut të veturës, njofton Policia rajonale e Ferizajt.

Me datën 04.08.2024 rreth orës 23:30, policia e stacionit në Ferizaj ka pranuar një informatë se në rrugën ‘’Bajram e Gursel Sylejmani ‘’ në Ferizaj është një rast i lëndimit trupor.

Policët e rendit menjëherë janë nisur në atë drejtim dhe kanë hasur në personin që ishte sulmuar nga dy persona tjerë, të cilët shkak i një parkingu të veturës, i kishin shkaktuar lëndime trupore dhe i kishin dëmtuar gomat e veturës.

“Të dyshuarit : XH.H ( M/K) i moshës 75 vjeçar dhe SH.H ( M/K) i moshës 48 vjeçar janë shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga hetuesit policorë, me vendim të prokurorit të shtetit janë ndaluar në mbajtje për 48 orë, për procedura tjera hetimore, ndërsa si provë materiale është sekuestruar edhe një kaçavidë, me të cilën dyshohet se është përdorur në këtë ngjarje”, thuhet në njoftim.

Rasti është cilësuar ‘’ Lëndim i lehtë trupor’’.

Lexo edhe:  E rëndë: Gjendet një trup i vdekur në një mal në Skënderaj