Spahiu: Feja Islame dhe komuniteti Islam në botë nuk dëmtohet nëse krejt Kosova del prej fesë
Së fundmi janë publikuar njoftime për konvertime të disa qytetarëve të Kosovës nga feja islame në fenë katolike, shkruan Jepi zë.
Në opinion kanë nisur reagimet për shkak të bërjes publike të konvertimve nga institucionet fetare.
Në këtë debat publik u përfshi edhe Profesori mitrovicas, Nexhmedin Spahiu.
Ai thotë se konvertimet e fundit nuk mund ta dëmtojnë fenë islame, për shkak të shumicës që i përket kësaj feje.
“Sa ka banorë Kosova qaq mbrenda një muaji lindin muslimanë. Feja Islame dhe komuniteti Islam në botë nuk dëmtohet nëse krejt Kosova del prej fesë”, ka shkruar Spahiu.