Presidentja Osmani mbërriti në Sinjë me helikopterin “Black Hawk”, mediat kroate publikojnë pamjet

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka mbërritur në Sinjë me helikopterin Black Hawk për një takim, në të cilin ishte e ftuar nga presidenti kroat Zoran Millanoviq.

Osmani më vonë ka shëtitur Sinjë në shoqërinë e homologut të saj, sipas pamjeve të publikuara nga mediat kroate.

Osmani do të marrë pjesë në organizimin tradicional “Sinjska Alka”, nën patronatin e presidentin kroat.

“Ardhja e Osmanit në Sinjë është rregulluar më herët me udhëheqjen e Kalorësit e Shoqërisë Alkar, e cila vitet e fundit është përpjekur të ndërkombëtarizojë këtë ngjarje tradicionale të “Kalorësit e Sinj” dhe do të promovojë jashtë kufijve të Kroacisë”, njoftoi më herët zyra e presidentit kroat.

Gjatë qëndrimit në Sinj, presidenti Milanoviq dhe presidentja Osmani do të vizitojnë ekspozitën “Vanja Radauš dhe Stipe Sikirica – dialog mes mësuesve dhe nxënësve” nën drejtimin e ekspertit të kuratores së ekspozitës Ana Zhanko dhe drejtoreshës së Galeria Sikirica Dragana Modriq, raporton media kroate.

“Sinjska Alka”, është manifestim i cili nderon sakrificën dhe trimërinë e ushtarëve kroatë në mbrojtje të atdheut.

Lexo edhe:  Detaje nga sulmi në Bruksel, autori publikon videon: Jam nga ISIS