Lëndohet drejtuesi i një traktori pas aksidentit që pati me një veturë në Vushtrri

Një aksident mes një traktori dhe një veture ka ndodh sot pasdite në dalje të Vushtrrisë në drejtim të Skenderajt.

Drejtuesi i traktorit është lënduar si pasojë e aksidentit që pati.

Lajmin e ka konfirmuar Avni Zahiti, zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës.

“Shoferi i traktorit ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, tha Zahiti.

Lexo edhe:  Policia shqipton mbi 1 mijë e 500 gjoba në trafik brenda 24 orëve