Tre të vdekur në aksidente brenda një dite në Kosovë

Brenda 24 orëve në Kosovë janë shënuar tri viktima nga aksidentet, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Në mesditën e djeshme, fillimisht mbeti i vdekur një person me motoçikletë i cili si pasojë e humbjes së kontrollit, ekipi mjekësor konstatoi vdekjen e tij nga plagët e rënda që kishte marrë.

Rasti i dytë u regjistrua dje rreth orës 19:05, ku nga aksidenti mes dy veturave, ato u përfshinë nga flakët dhe shoferi i njërit automjeti nuk arriti të dilte, dhe u dogj.

Ndërsa ditën e sotme, një vetaksident është raportuar në autostradën “Arbën Xhaferi”, ku vetura kishte goditur anësoret në autostradë dhe kishte dalë jashtë rrugës, e si pasojë një person gjeti vdekjen.

Lexo edhe:  Shkurte Fejza shpërblehet me çmimin “Këngëtarja më e mirë shqiptare” në Turqi