Sot i jepet lamtumira e fundit 60 vjeçarit që vdiq tragjikisht në Klinë
Një person ka gjetur tragjikisht vdekjen dje në fshatin Preqevë të Klinës, pasi dyshohet se pas një aksidenti mes një veture dhe kombibusi, ai mbeti i ngujuar nga brenda teksa dy automjetet u përfshinë nga zjarri, raporton Gazeta Sinjali.
Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Ndërkaq sot familjarët e të ndjerit kanë bërë të ditur edhe për orën e varrimit.
Shefqet (Osman) Veselaj varroset sot në ora 17:00 tek varrezat e fshatit Gllarevë.