Atë që nuk e bën shteti, e bën Shaqir Palushi: Fondacioni Golden Eagle ndan 10,000 euro për minatorët e Trepçës

Fondacioni Golden Eagle ka ndarë donacion prej 10,000 euro për Sindikatën e minatorëve të Trepçës, duke treguar edhe një herë përkushtimin e tij ndaj komunitetit dhe mbështetjen për punëtorët që kontribuojnë në zhvillimin ekonomik të vendit.

Ky donacion vije pas situatës së rëndë me pagat, të cilat s’i kanë marrë prej më shumë se dy muajsh, shkruan “Jepi zë”.

Minatorët prej disa ditësh po protestojnë dhe po kërkojnë pagat.

Kujtojmë se ka pasur raste kur minatorët nuk kanë pasur para as për ilaçe dhe gjatë kësaj periudhe iu kanë krijuar borxhe të shumta.

Lexo edhe:  Aksident i rëndë, rrotullohet kombi i Policisë së Kosovës