80 mijë deri në 100 mijë litra naftë – Gazetari kosovar zbulon arsyen e tymit të zi në KEK
Gazetari kosovar që përcjell ekonomin Shkelzen Dakaj ka zbuluar aryen e daljes së tymit të zi nga një bllok i termocentralit Kosova A.
Sipas tij, dalja kaq e madhe e tymit të zi nga ky bllok, është sepse ai është vënë në funksion (ndezje) përmes naftës e jo përmes thëngjillit.
Dakaj ka thënë se për aktizivimin e këtij blloku me naftë, fillimisht duhet 4 deri në 6 orë që ai të rithekehet në funskion përmes thëngjillit.
80 mijë deri në 100 mijë litra naftë duhet për këtë proces sipas tij.
Reagimi i plotë pa ndërhyrje:
Kjo qe po e shihni eshte startimi/ndezja e bllokut.
Me sa po e shoh, nuk jam shume i sigurt, eshte Blloku A5 i “Kosoves A”. Sipas gjitha gjasave, po e kthejne ne prodhim.
Tymi eshte rezultat i ndezjes me nafte. Blloqet e “Kosoves A” ndizen/startohen me nafte, ndersa te “Kosoves B” me mazut.
Startimi zakonisht zgjate nga 4 deri ne 6 ore. Per kete perjudhe, blloku per ndezje shpenzon afersisht nga 80.000 deri ne 100.000 litra nafte.
Tymi/ndotja ne keto permasa eshte i paevitushem ne kete proces te ndezjes, sepse filterat e bllokut nuk jane te dizajnum ta ndalin ndotjen nga nafta, por vetem nga thengjilli.
Zakonisht, procesi i ndezjes fillon rreth ores 22:00 deri ne 23:00 te nates, dhe kjo behet kryesisht per mos me u pa kjo gjendje e ndotjes, tymi qe po shihet ne video e foto qe po qarkullojne neper rrjete sociale.
E kur e ze mengjesi ne kete gjendje, pra akoma eshte ne proces te djegjes me nafte, kjo tregon se blloku ka probleme me i arrit parametrat per me hy ne prodhim, pra me kalu nga diegja me nafte ne kalim te rregullt te djegjes me thengjill.