74-vjeçari nga Peja arrestohet, nusja e djalit e denoncoi për dhunë
Bashkëjetesa e çifteve me prindërit e burrit shpesh shkakton telashe mes nuseve e vjehërrive, raste këto që përfundojnë në Polici. Për arsye nga më të ndryshmet, gratë denoncojnë vjehërrinë për dhunë në familje, duke kërkuar nga ndihmë nga organet e rendit.
Për një rast të tillë një 74-vjeçar nga Peja ka përfunduar në ndalim policor, pasi gruaja e djalit e raportoi në Polici, për shqetësimin dh frikën që po ia shkakton.
Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije për Sinjalin se rasti dyshohet të ketë ndodhur sot, në shtëpinë e tyre në rrugën “Ali Bajraktari” në Pejë. Në dëshminë e viktimës të dhënë para hetuesve policorë thuhet se babait i burrit të saj ka ushtruar dhunë ndaj saj dhe për të mos mbaruar me kaq i ka kërkuar të largohet nga shtëpia.
Ngjarja të cilën e ka përshkruar në detaje, viktima ka thënë se ndodhi në orët e mëngjesit, për çka u detyrua të njoftojë Policinë.
Si rezultat i kësaj, i dyshuari u arrestua dhe me vendim të Prokurorit të Shtetit u ndalua për 48 orë për veprën penale “Dhunë në familje”.