70-vjeçari në protestë: Unë si plak kam me i pri këtij populli për ta përmbys këtë qeveri kriminale

Është mbajtur protesta kundër shtrenjtimit të paralajmëruar të tarifave të energjisë elektrike.

Protesta e cila nisi para ndërtesës së KEDS-it është tensionuar në momentin që u hodh tym i kuq. Policia ka ndërhyrë duke arrestuar një të moshuar.

Një 70 vjeçar që po merr pjesë në protestë ka thënë se qytetarët nuk mund të përballojnë rritjen e tarifave të energjisë elektrike.

Kjo qeveri i ka ditët e numërume. Nëse vini, unë plak 70 vjet kam me i pri këtij populli për ta përmbysë këtë qeveri. Vetë ka thënë ai kryeministër që ik prej popullit, ai nuk është kryeministër i Kosovës”, ka thënë ai ndër të tjera.

Lexo edhe:  Ky është i dyshuari për therjen me thikë në Obiliq, mediat serbe e publikojnë fotografinë e viktimës