“7 Vëllezërit Center” nesër ofrojnë ushqim dhe pije falas për pjesëtarët e Policisë së Kosovës
Qendra tregtare ‘7 Vëllezërit’ nesër ofron ushqim dhe pije falas për pjesëtarët e Policisë së Kosovës në tri kuzhinat e saj në Lipjan, Fushë Kosovë dhe QMI, raporton Gazeta Sinjali.
Sipas njoftimit të kompanisë, kjo bëhet në shenjë respekti dhe falënderimi për kontributin e zyrtarëve policorë në ruajtjen e rendit dhe ligjit në vend.
“Ju njoftojnë se nesër me datë 29.09.2023 në 3 Kuzhinat tona : Lipjan, Fushë Kosovë dhe Tek QMI, për të gjithë pjesëtarët e Policisë së Kosovës dreka dhe pijet do të jenë gratis në shenjë rrespekti dhe falenderimi për kontributin e tyre në ruajtjen e rendit dhe ligjit në Republikën tonë. Lavdi për heroin tonë Afrim Bunjaku”, thuhet në njoftim.