66 haxhi nga Mitrovica arrijnë në Arabi, së shpejti vendosen në Mekë
66 haxhilerë janë nisur mëngjesin e sotëm nga Aeroporti i Prishtinës.
Hoxha Rexhep Lushta ka njoftuar se kanë arritur në Arabi, ndërkohë që thotë se janë nisur për Mekë, shkruan “Jepi zë”.
“Te nderuar familjar te haxhilereve ga Mitrovica ju njoftoj se sot m lejen e Allahun 66 Haxhi nga qyteti i Mitrovices si pjes e grupit te 3 te haxhinjeve nga Kosova kemi udhetuar nga aeroporti i Prishtines dhe falenderojme Allahun i cili na mundesoi te arrijme ne aeroportin e Xhiddes shendosh e mire, dhe pas procedurave te zakonshme jemi nis drejt Mekkes se bekuar ku se shpejti do te akomodohemi ne Hotel”, ka shkruar Lushta.