61-vjeçari në Ferizaj e bëri vajzën e tij për emergjencë, ndërhyn policia – i sekuestrohet arma e zjarrit e 11 fishekë
Sot rreth orës 11:25, policia e stacionit në Ferizaj ka pranuar një informatë se në fshatin Greme të Ferizajt është një rast i dhunës në familje.
Në vendin e ngjarjes menjëherë kanë dalë policët e rendit dhe hetuesit policorë, të cilët kanë arrestuar “personin A.A ( M/K) i moshës 61 vjeçar, i cili si shkak i një mosmarrëveshje i kishte shkaktuar lëndime trupore vajzës së tij, e cila ka pranuar tretman mjekësor në qendrën emergjente në Ferizaj”.