58 aksidente dhe mbi 2 mijë gjoba trafiku gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë

Mos respektimi i rregullave të komunikacionit është një ndër arsyet e aksidenteve të shumta që po ndodhin çdo ditë. E një prej mënyrave të zakonshme për parandalimin e këtyre aksidenteve, është gjobitja e atyre që shkelin rregullat në trafik, shkruan Gazeta Sinjali.

Statistikat tregojnë se mijëra gjoba shqiptohen çdo ditë në vendin tonë.

Policia ka bërë të ditur se 2156 gjoba janë shqiptuar vetëm gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.

Gjatë këtyre 24-orëve, janë raportuar gjithsejt 58 aksidente, 21 prej tyre me persona të lënduar dhe 37 vetëm me dëme materiale.

Po ashtu, Policia e Kosovës ka arrestuar 15 persona, 10 janë dërguar në mbajtje, kurse një person është në vuajtje.

Lexo edhe:  Një këmbësor ka mbetur i vdekur në aksidentin në Fushë Kosovë