48-vjeçari rrahet nga komshinjtë, u ankua për pluhur dhe zhurmën që po ua bënin ata

Të pajtueshëm  dhe të vështirë thotë se po ia bënë jetën komshiu i tij i cili parcelën e tokës e ka shndërruar në punishte të zhavorrit dhe makinerive të rënda.

Naim Fusha nga fshati Letancë në Podujevë në rrugën Hyzri Talla, thotë që këtë problem e ka tash e 10 vite, të cilin thotë se nuk ka mundur ta zgjidh.

Pasi që kompania në këtë zonë të banueshme, ushtron veprimtarin pa leje të komunës, e cila po i shkakton pluhur zhurmë, kundërmim dhe dëmtim të shtëpisë së tij.

Ankesat e tij asnjë herë nuk morën përgjigje nga ana e Komunës, për me tepër kërkesa e tij që inspeksioni ta mbyll  këtë punishte, e beri atë target të sulmit nga ana e dy vëllezërve Blakçori pronar të tokës.

Tetorin e vjetëm, Naimi u rrah pasi hyri në parcelën  e Valon Blakcorit,  për çka si Naimi ashtu edhe Valon Blakcori qëndruan në mbajtje për 48 orë.

Edhe dënimin e morë që të dy, kjo pasi Gjykata Themelore në Prishtinë e dënoi Naim Fushën për hyrje pa leje në pronë të huaj, ndërsa Valon Blackorin për dhunën e ushtruar ndaj 48 vjecarit.

Fusha erdhi në këtë lagje 10 vjet me parë, ku ndërtoi edhe shtëpinë e re, e cila në fakt ka pësuar dëmtime të mëdha për shkak të punës me makineri të rënda në oborrin ngjitur, e përveç kësaj thotë se banimi këtu i është bërë i padurueshëm nga pluhuri dhe zhurma .

Pavarësish që Fusha thotë se Komuna e inspektorati nuk bënë asgjë për hallin e tij, Komuna në Podujevë e thotë të kundërtën.

Sipas Alban Zekës i cili drejton drejtorin e inspeksionit në këtë komunë, nga viti i kaluar kjo punëtori është mbyllur, megjithëse ai është ne dijeni që shiritat janë largua nga prona por për këtë është ushtruar kallxim penal.

Lexo edhe:  Kurti provon ushqimin e Mensës së Studentëve

Megjithëse Zeka, mundohet të gjejë arsyetimin edhe për veprimin dhe shkeljet qe ka bërë kompania në fjalë.

Se kompania punon jashtëligjshëm e në zonat e banuara, e ka pranuar edhe drejtori i urbanizimit, mbrojtjes dhe mjedisit në këtë komunë, Leutrim Krasniqi, i cili i ka pranuar Kiksit se ka lëshuar një vendim se në këtë zonë  ndalohet veprimtaria e bizneseve të tilla e për të cilën është njoftuar drejtorinë e inspeksionit qysh me datë 11 nëntor 2023.

E pavarësisht të gjithave pronaret e kompanisë “Arioni Trade”, qetësisht janë duke vazhduar punën.

Kiks Kosova ka tentuar të marrë edhe qëndrimin e pronarëve të kompanisë “ Arion Trade”, për të gjitha akuzat e komshinjve të tyre por edhe për mos respektimin e vendimeve komunale, por refuzimi i tyre ishte i prerë, nuk flasin për mediat.

Ndërkohë që Naim Fushëa thotë se durimi i tij po mbaron.