44-vjeçari në Prishtinë e bën telashe një market, merr produktet pa i paguar dhe kërcënon punëtoret me gërshërë
Një rast jo fort i zakontë ka ndodhur në një shitore në rrugën ‘Nazim Gafurri’ në Prishtinë, ku një person për muaj me radhë ka marrë produkte pa paguar.
Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dje se menaxherja e lokalit ka kërkuar ndihmën e Policisë dje pasdite, ku ka njoftuar se 44-vjeçari ndodhet në shitore dhe i njëjti i ka kërcënuar ata me gërshërë.
Bazuar në dëshminë e saj, i dyshuari vazhdimisht bën të tilla veprime, pasi të njëjtin e ka përcjellë përafërsisht një vit.
Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë arrestuar të dyshuarin dhe të njëjtin e kanë shoqëruar në stacion policor për intervistim.
I dyshuari i është nënshtruar edhe testit të alkoolit, ku ka rezultuar në gjendje të dehur.
Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit policor nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Ngacmim’.