44 burra e përcollën Gani Gecin për në burg

Përmes një fotografie të publikuar në Facebook, ish-deputeti Gani Geci ka bërë të ditur se sot është paraqitur në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë për të mbajtur dënimin me burg të cilin Gjykata ia ka shqiptuar për vrasjen e Ruzhdi Shaqirit.

Geci ka bërë të ditur se Gjykata e Mitrovicës kishte lëshuar urdhëresë që të paraqitet sot, më 4 janar, ndërkaq, sipas tij, nga dënimi prej 3 vjetëve, i kanë mbetur edhe 1 vit e 8 muaj për të vuajtur dënimin.

Ai ka thënë se tash ka të drejtë të kërkojë lirimin me kusht.

“Per të vuajtur denimin më kanë mbetur edhe 1 vit e 8 muaj. Duke u bazuar në Ligjin mbi Ekzekutimin e Sanksioneve Penale unë kam kaluar mbi gjysmën e vuajtjes së dënimit.  Tani kam te drejtë në lirim me kusht, pushim 14 ditësh dhe të gjitha benificionet e lejuara me ligj” – ka shkruar Geci.

Lexo edhe:  E rëndë: Vdes i riu që po trajtohej në QKUK pas një aksidenti para 10 ditësh