40 shtete në këmbë dhe 5 vjet rrugë, ky është gjermani që shkeli edhe në Kosovë
Gjermani Karsten Rinck po kalon nëpër rrugët e Kosovës për ta përmbushur qëllimin e jetës, ecjen në 40 vende të kontinentit evropian.
Përderisa sot shihet duke shkelur nëpër rrugët e Kosovës, janë edhe 25 shtete të tjera që i ka përshkuar në këmbë, gjermani i shoqëruar nga qenushja e tij 10 vjeçare.
“Inspirimi im është një djalosh kanadez i cili kishte ecur botën përgjatë 11 vjetësh. I gjithë rrugëtimi im do të jetë në 40 vende të kontinentit evropian, 25 vende i kam lënë prapa ndërsa 15 vende të tjera pritet t’i ec”, tha mes tjerash ai, njofton Klankosova.tv.
Idenë e nisjes së kësaj avanture e kishte në mendje për pesë vje, kurse për ta realizuar atë iu deshën 6 muaj përgatitje.
Gjermani Karsten Rinck me vete ka tendën, por ndonjëherë akomodohet nëpër shtëpi të zbrazëta apo ndalesa autobusi të cilat shpejt shndërrohen në një shtëpi për një natë.
Nga Kosova, ai pritet të vazhdojë drejt Shqipërisë, Malit të Zi dhe pastaj Kroacisë