4 persona bëhen për spital pas aksidentit në hyrje të Mitrovicës

Katër persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur sot në hyrje të Mitrovicës.

Lajmi është konfirmuar për “Jepi zë” nga zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Sipas tij, në aksident janë përfshirë automjete, ndërsa si pasojë katër persona kanë marrë lëndime dhe janë dërguar për trajtim mjekësor.

Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po merren me hetimin e rrethanave që çuan deri te aksidenti.

Lexo edhe:  Pamje e aksidentit ku u rrotullua vetura e Policisë pa e "prekë" askush