4 persona bëhen për spital nga aksidenti i rëndë në Pantinë të Vushtrrisë
Një aksident ka ndodhur sot në fshatin Pantinë, në rrugën që lidh me qytetin e Vushtrrisë.
Dy vetura shihen të jenë aksidentuar, ku njëra nga to ka përfunduar e rrokullisur, shkruan Jepi zë.
Nuk dihet nëse ka të lënduar.
Policia dhe ambulanca shihen të kenë dalë në vendngjarje.
Lajmin për Jepi zë e ka konfirmuar Policia.
Aksident trafiku me lëndime
Rreth orës 12:30 është raportuar se në rrugën rajonale Mitrovicë- Vushtrri, segmenti rrugor në fshatin Pantinë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident janë përfshirë dy vetura, si pasojë e aksidentit katër persona kanë pësuar lëndime.
VIDEO MË POSHTË