39 vjeçari ngacmon seksualisht një vajzë në Skënderaj, Policia e lidh
Vajzat dhe gratë po vazhdojnë të jenë viktimat më të shpeshta të dhunës në familje, ngacmimeve e sulmeve seksuale. Si rrjedhojë, ato shumë shpesh kërkojnë ndihmën e Policisë, ku arrijnë edhe t’i identifikojnë të dyshuarit.
Një rast i tillë ka ndodhur dje pasdite në Skenderaj, ku një 39-vjeçar dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një 20-vjeçare.
Sinjali mëson se vajza e re ka denoncuar rastin në Polici, ku ka deklaruar se përpos që është ngacmuar seksualisht nga i dyshuari, i njëjti edhe e ka kërcënuar.
Si rezultat i denoncimit, i dyshuari është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor për intervistim.
Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që 39-vjeçarit t’i caktohet masa e ndalimit policor dhe i njëjti do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Ngacmim seksual’.