39-vjeçari në Istog u hyn dajak dy personave që patën konflikt me gruan e tij
Siguria publike në Kosovë konsiderohet se po cenohet nga krime të natyrave të ndryshme, sidomos nga përleshjet e shpeshta mes qytetarëve, të cilat në shumë raste kanë përfunduar edhe me fatalitet, raporton Gazeta Sinjali.
Një rrahje ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në fshatin Cerrcë të Istogut, ku janë përfshirë tre persona.
Sinjali mëson se një 39-vjeçar dyshohet se ka sulmuar fizikisht me një mjet të fortë dy personat të cilët kishin pasur një konflikt verbal me bashkëshorten e tij.
Viktimat kanë marrë ndihmë mjekësore, teksa kanë dhënë dëshminë e tyre në stacion policor, ndërkohë që i dyshuari është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor për intervistim.
Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje dhe do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Lëndim i lehtë trupor’.