37-vjeçarit në Ferizaj hajnat ia thyejnë veturën dhe ia vjedhin armën, kërkon ndihmë në Polici

Përpos shtëpive private, banesave, bizneseve e institucioneve të ndryshme të cilat janë cak i vazhdueshëm i hajnave, ata syrin e kanë edhe te veturat e qytetarëve. Edhe në raste kur nuk e marrin veturat në tërësi, i thyejnë ato me shpresë që do gjejnë dhe do marrin ndonjë gjë me vlerë, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë ka ndodhur dje pasdite në Ferizaj, ku persona ende të paidentifikuar kanë thyer një veturë në rrugën “Sali Çeku”.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se pronari e ka denoncuar rastin në Polici, ku ka deklaruar se hajnat ia kanë thyer veturën dhe ia kanë vjedhur armën.

Si rezultat i denoncimit, Policia ka nisur hetimet dhe janë marrë veprimet hetimore që ndihmojnë në identifikimin dhe kapjen e të dyshuarve.

Me urdhër të prokurorit, rasti është iniciuar ‘Vjedhje e rëndë’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të arrestohet personat e dyshuar.

Lexo edhe:  Dy zyrtarë të ATK-së kapen duke kontrabanduar mallra nga Serbia me veturë 3Z