36 vjeçari gjendet i vdekur në banesë, policia nis hetimet mbi vdekjen
Një 36-vjeçar është gjetur i vdekur në banesën e tij në rrugëjn “Sokol Dobruna” në Prishtinë.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënsja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.
Sipas Ahmetit, dyshohet se i riu kishte pasur probleme shëndetësore. Për rastin tashmë kanë nisur hetimet.
“Rreth orës 05:00, kemi pranuar informatën për një trup të pajetë, në një banesë në rrugën ‘Sokol Dobruna’ në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, mashkull , 36 vjeç. Mbështetur në informacionet e para, përkundër që ka elemente që sugjerojnë që pesoni ka pasë probleme të mëhershme shëndetësore, policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen si dhe po vazhdon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rastit”, ka thënë Ahmeti.