36 mijë euro në alkool, 10 mijë euro bakshish kamarieres – Aro Muric kaloi një natë të çmendur në Mynih
Portieri kosovar, Aro Muric i dha një kameriereje në Mynih bakshish prej 10 mijë eurosh.
Muric festoi bashkë me miqtë e tij një natë në qytetin gjerman, teksa i dha bakshish kamarieres 10 mijë euro, të cilat ajo thotë se i ndau me kolegët e saj.
Chantal, 25 vjeçare e ndau këtë histori me mediumin gjerman, Bild e cila tha se Muric u tregua shumë i këndshëm.
Muric vizitoi klubin e natës në Mynih në fillim të muajit prill me një grup shokësh dhe shpenzoi 36 mijë euro.