35-vjeçari Arbër Kelemendi që humbi jetën në aksidentin në Nabërgjan të Pejës
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur më 9 korrik 2025 rreth orës 12:50 në fshatin Nabërgjan të Pejës, ku si pasojë ka humbur jetën një person dhe katër të tjerë kanë mbetur të lënduar rëndë.
Sipas Policisë, në aksident janë përfshirë dy vetura – një “Peugeot” dhe një “Opel Corsa”.
Dyshohet se drejtuesi i veturës “Peugeot”, Ledian Berisha, 20-vjeçar gjatë një manovre përballëkalimi ka hyrë në shiritin e kundërt, duke goditur në pjesën ballore automjetin tjetër.
Pasojë e përplasjes ishte vdekja e menjëhershme e Arbër Kelmendit, 35-vjeçar.
Të lënduar kanë mbetur Mehmat Kelmendi, Visar Kelmendi dhe Ergin Kelmendi, të cilët janë dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës për trajtim mjekësor. Mehmat Kelmendi, për shkak të lëndimeve të rënda, është transferuar në QKUK – Prishtinë.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore, emergjenca dhe Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar ndalimin për 48 orë të të dyshuarit Ledian Berisha, si dhe dërgimin e trupit të pajetë të viktimës në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Pejë.
Rasti është nën hetime për shkaktim të aksidentit me pasojë vdekjen.