33.7 milionë euro për rregullimin e stadiumeve, ja kush i fitoi tre kontratat kryesore

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka shpallur fitues te tenderit mbi 33 milionë euro tre konsorciume për ndërtimin dhe përmirësimin e stadiumeve në Ferizaj, Pejë, Prizren dhe Vushtrri, duke shpallur fituesit për tre kontratat kryesore

Sipas dokumenteve të siguruara nga portali shihet se lotin më të madh në këtë kompani prej hiç më pakë se 17.3 milionë euro e ka fituar kompania BM Group nga Prishtina, lotin e trete të këtij tenderi dhjetra milionësh e ka fituar kompania R & Rukolli me 12 milionë euro si dhe lotin e trete e ka fituar kompania  Alba Grup me 4.2 milionë euro.

Ky investim përfaqëson një nga projektet më të mëdha aktuale në sektorin e sportit, me fokus në modernizimin e stadiumeve dhe përmirësimin e kushteve për zhvillimin e aktiviteteve sportive në nivel vendor dhe ndërkombëtar.

Lexo edhe:  “2500 euro veç për një dasmë”, ja në çka diaspora harxhon më shumë para kur vjen në Kosovë