31-vjeçarja në Prishtinë e denoncon në Polici partnerin, thotë se i dehur i shkoi te puna dhe e kërcënoi
Evidentimi ditor i rasteve të reja të dhunës në familjes, është shndërruar në një rutinë të pandashme, pasi që çdo ditë e më shumë raportohen me dhjetëra raste të dhunës, ku viktima zakonisht janë gratë që pësojnë nga partnerët e tyre.
Ndihmën e Policisë e ka kërkuar gjatë ditës së djeshme një grua në Prishtinë, e cila ka denoncuar burrin me të cilin bashkëjeton.
Sinjali mëson se 31-vjeçarja ka raportuar se partneri i saj nën ndikimin e alkoolit ka shkuar në vendin ku ajo punon dhe e ka kërcënuar.
Pas denoncimit, 42-vjeçari është shoqëruar në stacion policor dhe është intervistuar nga organet e hetuesisë lidhur me rastin.
Me urdhër të prokurorit, i dyshuari do të hetohet në liri për veprën penale ‘Dhunë në familje’, ndërsa viktima është pajisur me urdhër të mbrojtjes të lëshuar nga Gjykata.