3 persona përfundojnë në spital nga aksidenti i rëndë në rrugën Mitrovicë-Prishtinë

Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë, më saktësisht në Stanovc.

Dy vetura janë aksidentuar rëndë, me ç’rast njëra nga to shihet të ketë marrë flakë.

Se ka të lënduar nga aksidenti e ka konfirmuar për Jepi zë, zëdhënësi i Policisë Avni Zahiti.

“Në ora 22;00, në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë zona në fshatin Stanovc, aksident me lëndime dy vetura te perfshira tre persona të lënduar!”

Lexo edhe:  “Statuja e Skënderbeut do vendoset në Zvicër”, skulptori zbulon kush e porositi