3 persona bëhen për spital nga aksidenti i rëndë në Klinë
Gazeta Sinjali raportoi pak më parë për një aksident të rëndë trafiku në magjistralen Klinë-Pejë, ku sipas pamjeve një veturë shihej e dëmtuar rëndë.
Lajmin e aksidentit e ka konfirmuar për Sinjalin zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Driton Rugova, ku kanë dhënë detaje shtesë rreth rastit.
Në këtë aksident kanë qenë të përfshira tre vetura, ku si pasojë e kësaj tre persona kanë marrë lëndime trupore.
Të njëjtit janë dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë për tretman mjekësor.