28 Nëntori me mot të butë

Meteorologu Mendim Rugova sot në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova ka treguar se çfarë moti do të mbajë nesër, më 28 Nëntor.

Ai është shprehur se për Festën e Flamur temperaturat do të jenë të favorshme, përcjell Klankosova.tv.

“Nesër do të jenë temperaturat e favorshme. Për ditën e nesërme, për Festën e Flamurit parashihet të mbaj mot i butë, megjithëse ndoshta pak vranësirat kalojnë”.

“Temperaturat goxha të favorshme deri në 12, 14 gradë Celsius, janë temperatura të kënaqshme, nuk kemi nevojë me u vesh teper trash”, është shprehur ai.

Lexo edhe:  Këta janë të dyshuarit që tentuan ta rrëmbejnë të miturin në Fushë Kosovë, zbulohet motivi dhe detaje të tjera