26 vjeçarja nga Skenderaj e lind foshnjën në ambulancë rrugës për në spitalin e Mitrovicës

Sot, më 13 Korrik 2025, një grua në Skenderaj ka lindur fëmijën e saj, gjinisë mashkull në ambulancë duke shkuar drejt martenitetit në spitalin rajonal të Mitrovicës.

Raportohet se e gjithë ngjarja ka të ndodhur sot, ku në repartin e emergjencës në QKMF të Skenderajt është paraqitur pacientja [E.B] nga Klina e Epërme e moshës 26-vjeçare me dhimbje të forta të lindjes.

Ku pas vlerësimit të gjendjes së saj, e njëjta është vendosur që të dërgohet urgjentisht drejt Spitalit rajonal në Mitrovicë.

Gjatë rrugës, pacientja ka hyrë në fazën aktive të lindjes dhe falë profesionalizmit dhe përkushtimit të Dr. Drin Gerguri dhe infermierit Jeton Gashi lindja është kryer me sukses në autoambulancë.

Lexo edhe:  Gjendet në Hamburg nga policia gjermane vajza e mërgimtarit kosovar