26 vjeçari ia vë flakën lokalit të natës në Shupkovc të Mitrovicës
Sot në orët e hershme të mëngjesit një person i vuri flakën derës së një kafeterie në Shupkovc të Mitrovicës.
Kjo ndodhi pas një mosmarrëveshjeje që kishte i dyshuari me pronarin e lokalit.
Rastin për “Jepi zë” e ka konfirmuar Policia e Kosovës, me ç’rast kanë njoftuar për një person të arrestuar.
Njoftimi i plotë:
Arrestohet një person i dyshuar për veprën penale Zjarrvënie
Hetuesit e Stacionit Policor Jugu në Mitrovicë, si rezultat i hetimeve dhe veprimeve të shpejta kanë identifikuar dhe kanë arrestuar një person të dyshuar për veprën penale zjarrvënie të raportuar në orët e mëngjesit të sotëm.
Arrestimi i të dyshuarit M. H., 26 vjeçar, shtetas i Republikës se Kosovës, është bërë mbi dyshime të arsyeshme dhe provave të siguruara për kryerje të veprës penale ‘zjarrvënie” që është raportuar sot në ora 05:25, e ndodhur në fshatin Shupkovc të Mitrovicës së Jugut, ku si pasoj e zjarrvënies është dëmtuar dera një lokali (kafiteri).
Mbështetur në hetimet fillestare, si shkas i rastit dyshohet të jetë një mosmarrëveshje e mëhershme ndërmjet të dyshuarit dhe pronarit të lokalit. Ndërsa, pas intervistimit, me urdhër të prokurorit të rastit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.