24 vite nga rënia e dëshmorit nga Tavniku i Mitrovicës, Driton Veliu
Lagjja Tavnik njihet në Mitrovicë si ndër lagjet më të mëdha, por edhe më e organizuara.
Kjo lagje ka rritur edhe shumë trima që më vonë u kthyen në shërbim të çlirmit të atdheut, e njëri ndër ta ishte edhe Driton Veliu, shkruan Jepi zë.
Besa e dhënë dhe atdhedashuria janë virtyte të trashëguara nga banorët e kësaj lagjeje, gjeneratë pas gjenerate, që edhe sot kultivohen nga të rinjtë.
24 vite më parë ra dëshmori i kombit Driton Veliu, përcjell Jepi zë. Rruga jetësore e tij, ashtu si e bijave dhe bijve më të mirë të kombit, ishte kurorëzuar me pjesëmarrjen në luftën e armatosur të UÇK-së.
Dëshmori Driton Veliu, përcolli amanetin për liri nga “Tavniku” i Mitrovicës, deri në frontin e thyerjes së kufirit në Koshare.
Ai me përkushtim të pashoq, në luftimet e zhvilluara, ra në krye të detyrës për çlirimin e atdheut, si luftëtar trim e i paepur, për të mbetur shembull i përkus