22-vjeçarja në Malishevë e rrah nënën dhe vëllain, intervenon Policia

Numri i rasteve të dhunës në familje ka marrë përmasa shqetësuese në vendin tonë. Këto ngjarje bëhen edhe më të rënda, kur viktima janë prindërit të cilët përjetojnë dhunë psikike e fizike nga fëmijët e tyre, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë ka ndodhur dje në një familje në Malishevë, ku një vajzë dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës dhe vëllait të tij.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se e dyshuara e moshës 22-vjeçare i ka goditur ata me shqelma dhe më pas ka eskaluar në kanosje me thikë.

Përballë kësaj situate, familja e ka denoncuar rastin në Polici, ku kanë kërkuar ndihmë.

Si rezultat i raportimit, njësitë policore kanë arritur që ta arrestojnë të dyshuarën dhe i njëjta është shoqëruar në stacion policor.

Me urdhër të prokurorit, rasti është iniciuar nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’.

Lexo edhe:  Lajm i mirë nga Ministria e Financave për këtl kategori