22-vjeçari që e goditi për vdekje çiklistin në Podujevë është pjesëtar i FSK-së

Rreth 70 aksidente në trafik ndodhën veç dje në Kosovë, ku njëri prej tyre përfundoi me fatalitet.

Në Lluga të Podujevës, një person u godit nga një veturë dhe për pasojë nuk arriti t’iu bëjë ballë plagëve. Shoferi i dyshuar është arrestuar dhe tashmë ndodhet në mbajtje.

Gazeta Sinjali ka raportuar sot ekskluzivisht se i dyshuari për këtë aksident është Imer Statovci, rreth 22-vjeçar.

Siç ka zbuluar Gazeta Sinjali ai është pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovë.

Ai po dyshohet se me automjetin e tij, teksa ishte duke lëvizur, nga pakujdesia e ka goditur viktimën, i cili ishte në biçikletë.

Për pasojë, 68-vjeçari Mehdi Konushevci, pësoi lëndime të rënda trupore dhe vdiq në vendin e ngjarjes.

Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor që intervenoi, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

Ndaj shoferit të dyshuar, pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor

Lexo edhe:  Kapen pesë migrantë ilegalë në një kamion të mallrave në Prishtinë