“22 familjarë i kam me infuzion”/ Flet anëtari i familjes Berisha: Kur e kanë nda, prona është nda barabartë

Konflikti pronësor pati epilog tragjik për Sadriun, i cili gjeti vdekjen mëngjesin e sotëm  në oborrin e shtëpisë së tij në Kijevë. Ai dyshohet se u privua nga jeta nga djali i vëllait të tij, Berati 38-vjeçar.

Lidhur me ngjarjen e rëndë ka folur i afërmi i viktimës, Sejdi Berisha.

Ai ka thënë se nuk është në dijeni nëse ka pasur konflikt mes viktimës dhe të dyshuarit.

“Nuk po dimë se çka ka ndodh, i kam 22 anëtarë me infuzion, nuk ka pas konflikt nuk e di a ka pas konflikt, me te dyte kam pas kontakte te mira, ky djali qe dy dite ka ardhë prej Anglie, gurbetgji o i vrami, nuk di çka ka pas, unë e kom ni kur kanë ardh policia, jo kur ka ndodh vrasja”, deklaroi i afërmi i viktimës për Insajderin.

Tutje rreth raportimeve se vrasja ka ndodhur për shkaqe pronësore, i afërmi i tyre tha se të dyja palët pronat i kanë të ndara barabartë.

“Për te prona kur e kanë nda janë te barabartë të tanë”, ka thënë tutje ai.

Lexo edhe:  Kujdes: Temperatura të "flakta" në 10 ditët e ardhshme, mësohet temperatura maksimale